
Është shtyrë për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e ka rrëzuar.
Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.
Beleri nga ana e tij e ka konsideruar mbajtjen në burg si politike. Lidhur me mosbetimin e tij si kryebashkiak dhe me mbajtjen e tij në burg kanë reaguar dhe politikanë të Greqisë. Belerit i është refuzuar 5 herë kërkesa për të dalë nga paraburgimi.



