
Analisti Armand Shkullaku nga studio e Të Paekspozuarit në MCN TV teksa komentoi stuatën politike në vend deklaroi se ajo sheh është se në vend ka një lider të fortë dhe një opozitë me djem të mirë të veshur me kostum dhe karavat që shkojn ënë parlament për të bërë kritika.
Ndërsa lidhur me vendimin e marrë nga Basha për përjashtimin e Sali Berishës ai ju drejtua Salianjit duke I kërkuar se nëse keni ‘tope’ dilni dhe pranojeni arsyen e largimit të tij.
Nëse ke njerëzit me vete je faktor dhe partner. Por këtu ça po ndodh? Kur thoni do bëjmë negociata për zgjatjen e afateve të vetingut, ligjet i ndryshoi Rama me votat e veta dhe shkon ambasadorja amerikane dhe thotë ska negociata po shkoni votoni shtyrjen e afateve të vetingut.
Kjo do të thotë që kemi një lider të fortë dhe një opozitë me djem të mirë me kostum dhe kravatë që bëjnë kritika në parlament. Sali Berisha në ‘96 bëri zgjedhje pa opozitë se i bojkotoi. Në 2001 i fitoi zgjedhjet. Unë nuk e quaj vendim të llogjikshëm se e hoqëm Berishën duke besuar te pafajsia i tij sepse na kërcënoi Amerika, ose dilini zot asaj që botë ose po nuk patët tope ju e dini.
Shpesh PD dhe Basha ka permendur emra për kundështarin politik. Kur vjen puna te kundërshtari politik as PS as PD nuk kursehen. Basha le të dalë dhe të flas për korrupsuionin në PD dhe ta pastrojë nga llumi. Të thotë Basha PD ka përgjegjësi për Gërdecin, tj etj, sepse Basha i di të gjitha dhe për tu bërë i besueshëm duhet ta nisësh nga njerëzit e tu se vettingu nis nga vetja. Nëse të shqetëson korrupsioni dil me emra nga vetja jote.



