35 vjetori i vrasjes së Havzi Nelës/ Berisha: Kristaq Rama ka firmosur i pari për varjen e tij, i biri sot nuk kërkon të falur

35 vjetori i vrasjes së Havzi Nelës/ Berisha: Kristaq Rama ka firmosur i pari për varjen e tij, i biri sot nuk kërkon të falur

Është përkujtuar sot 35-vjetori i varjes së poetit disident Havzi Nela.

Gjatë ceremonisë në ndër të poetit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ai ishte luftëtari i lirisë dhe jo terrorist.

Ai akuzoi të atin e kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama, se ishte ai që ka vënë firmën ne varjen e Havzi Nelës dhe sot i biri nuk denjon të kërkoj të falur sepse ruan në nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgiminë atërore.  

Terrorist ishte regjimi dhe regjimi e pranonte se ishte terrorist me dokumente, kurse Havzi Nela ishte luftëtar lirie. Ai është një gjeni guximi jo vetëm me vargje, por në çdo aspekt.

Havzi Nela është një simbol sot me një rëndësi shumë të veçantë.

Miqtë e mi!

Çfarë është kjo kohë sot. E vërteta është se nëse u referohemi poetëve, sepse ata kanë ndjheshmërinë më të madhe, kjo është koha klasike e lirisë së rreshme dhe liria e rreme qenka forma më fatkeqe për njeriun.

Unë mund të ndalem shumë aspekte, por do të ndalem vetëm tek i fundit, tek aspekti i procesit ‘Metamorfoza’.

Çfarë ka aty, çfarë kanë shqiptarët aty? Shqiptarët aty kanë një mori kriminelësh të nëndheshëm, të cilët njëlloj si dikur oficerët e sigurimit të shtetit, të vrasin natën dhe të qajnë ditën, të ndihmuar nga njerëz me uniformë. Të ndihmuar nga shefa të lartë policie, të lidhur absolutisht direkt me kryeministrin e Shqipërisë.

Nuk ka shqiptar që ka njohur Pëllumb Gjokën dhe nuk e di se ai ishte mik i ngushtë i Edi Ramës, se ai drekonte e darkonte, rregullisht me Edi Ramën, por porosiste vrasje, paguante, përdore oficerë, media, çdo gjë. Nëse e lexoni me vëmendjen këtë proces, ju do të shikoni se ky regjim, Edi Rama pasardhës direkt i tyre. I ati i tij ka firmën në varjen e Havzi Nelës. Nga të gjithë ata që kanë firmosur,  njeriu që në aparencë pritej që të mos firmoste, ishte i ati i tij, sepse ishte skulptor, intelektual gjoja. Jo vetëm që ka firmosur i pari, por i biri dhe sot nuk kërkon të falur, sepse ruan në nënshtresën e vetëdijes së tij trashëgiminë atërore.

Ky njeri njëlloj si etërit që përdornin hanxharët, që edhe shkelnin ligjet dhe çdo gjë në veprimin e tyre, edhe ky përdor tani një krim të rrjetëzuar në mënyrën më të paimagjinueshme, kundër lirisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët kujtojnë se janë të lirë. Jo s’janë të lirë.

Ky është aspekti i nëndheshëm. Ky sot ka përqendrimin e të gjitha pushteteve.

jesë e takimit është dhe bashkëshortja e Havzi Nelës, Lavdie Nela, e cila gjatë fjalës së saj nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, që sipas saj nuk kanë bërë asgjë për të përndjekurit politik.

Në këtë ceremoni përkujtimi, bashkëshortja e poetit Havzi Nela, Lavdie Nela, është shprehur se sot djemtë e kriminelëve të asaj kohe, janë sot të në parlament e kudo.  

Si i pranojnë djemtë e kriminelëve të punojnë në parlament e kudo, ministra, në shëndetësi, në polici, ushtri, e sidomos drejtësinë e kanë djemtë e krimineleve, prandaj i mban Edi Rama. Pse nuk na japin drejtësi neve? Nuk i hapin dosjet. Sidomos Edi Rama, babai i tij krye xhelat edhe shumë të tjerë, djemtë e tyre na sundojnë sot Shqipërinë. Rama duhet të japi dorëheqjen nga skemat publike dhe politike, nuk e pranoj si kryeministër asnjëherë. Kjo qeveri kriminale, drogaxhie dhe gjakpirëse, nuk na jep asnjëherë të drejtën. Pse nuk kemi ne nga të përndekujturit një person ne parlament që të na çojë zërin dhe problemet tona në kuvend.

Jam  e indinjuar nga deputete e partisë demokratikët, në kaq vite demokraci si nuk foli njëherë njëri një fjalë për të përndjekurit politik, për punësimin, për shkollimin, s’kemi asnjë mbështetje. Demokracinë dhe lirinë na e vodhi Rama, se e keni lënë vet atje. Ku janë sot fëmijët e të përndjekurve politik, që kanë bërë studime dhe janë të shkolluar jashtë shtetit, ndërsa këta të PS janë bërë milionerë dhe kanë siguruar jetën për shtatë breza ndërsa në nuk kemi ku më fut kokën. Kjo drejtësi ja jep të drejtën kriminelëve dhe jo neve që kemi vuajtur kaq shumë. Prandaj, Edi Ramën nuk e pranoj të vijë në Kukës.

Duhet të punojnë sa më shumë ta largojmë Ramën, se djali i kriminelit nuk mund të drejtojë Shqipërinë. Ai përditë thotë se s’kemi parë gjë akoma, ku do të në çojë më, ka zaptuar edhe detin edhe qellin. Drejtësia duhet ti dënojë. Nuk e di si do shkojë fati jonë më këtë qeveri që ka rënë në dorë të kriminelëve, drogaxhive. Në çfarë Evrope do shkojmë ne, këtu jemi në diktaturë më keq se Enver Hoxha, kështu e bën Rama me djemtë e krimineleve kudo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy