Qeveria, vendim për emigrantët/ Miratohet procedura për ata që duan të votojnë në 25 prill

Qeveria, vendim për emigrantët/ Miratohet procedura për ata që duan të votojnë në 25 prill

Qeveria u bën thirrje emigrantëve të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim ku përcaktohet e gjithë procedura që duhet të ndjekë çdo shqiptar që dëshiron të votojë në shtetin ku banon.

Sipas këtij vendimi çdo emigrant hyn në faqen e-albania, dhe plotëson një formular ku deklaron shtetin, qytetin dhe adresën e saktë të banimit.

“Autoritetet përgjegjëse i ofrojnë shtetasit shqiptar, në adresën e vetëdeklaruar e të konfirmuar, këto shërbime: a) shërbime të gjendjes civile;  b) ushtrim të së drejtës së votës, në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.”

Votimi i emigrantëve në vendin ku jetojnë u përfshi për herë të parë në kodin zgjedhor që u miratua nga Parlamenti në datën 23 korrik. Por, kodi ia lë tërësisht në dorë organizimin e procesit të votimit, komisionit qendror të zgjedhjeve.

Duhet që KQZ të miratojë një vendim i cili përcakton mënyrën si do të votojnë emigrantët e si do të numërohet vota e tyre.

Por ky vendim kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar e socialistët duhet detyrimisht të gjejnë konsensus me opozitën për rregullat në lidhje me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Por sot 5 muaj larg zgjedhjeve nuk ka asnjë emigrant të regjistruar e duket e vështirë që në 25 prill shqiptarët të votojnë në shtetin ku banojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy