Gazetari Sebastian Zonja mendon se kryeministri Edi Rama ka ngritur një nga aparatet propagandistike më të rafinuara në Europë.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Zonja shpjegoi se si grupet e whatsApp-it, që funksionojnë me disa regji qendrore, japin një mesazh që e gjen të artikuluar si nga analistët në studiot televizive, ashtu edhe njerëzit në kafe.
“Këta protestuesit janë jo vetëm të bashkisë, por edhe të strukturave të tjera të partisë. Për rastin Veliaj dhe Berisha ka ngjashmëri të madhe, ku dy subjektet angazhohen për të krijuar tension para SPAK-ut. Janë disa grupe WhatsApp-i, që funksionojnë me disa regji qendrore, që quhen call center-at e partisë. Detyra e tyre është e dyfishtë, në një anë e thotë në studio analisti, dhe e gjen edhe në kafe. Rama ka ngritur një nga aparatet propagandistike më të rafinuara në Europë. Propaganda nuk ka qëllim të të mbushë mendjen. Propaganda ka vetëm një qëllim, të krijojë një realitet paralel. I gjithë qëllimi është që ta relativizojë situatën. ‘Veliaj në vetvete është viktima dhe kurbani i një drejtësie me dirigjim, etj etj’...Ai fjalim u këput, dhe nesër pasnesër, do ta dëgjosh që do ta thonë të gjithë në kafe”.



