Kandidati i PD për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi nga studio e MCN Live deklaroi se kjo bashki e qytetit ka persona të inkriminuar dhe se do t’i çojnë në SPAK. Ndërsa duke iu referuar inceneratorit të Elbasanit, ai tha se u vendos në punë vetëm për fushatë, por që sipas tij po helmon qytetin sepse thjesht djegia çliron gazra helmuese.
Bashkia e Elbasanit ka dhe njerëz të inkriminuar dhe ne do i çojmë dhe emrat në SPAK. Janë emrat aty dhe ndërkohë janë drejtorë në bashkinë e Elbasanit dhe këto denoncime do jenë të forta për çdo drejtues që tenton të intimidojë çdo punonjës për devijimin e votës së tyre. Krimi zgjedhor fillon nga data e hapjes së fushatës.
I kam të gjitha të dhënat, të gjithë drejtorët që kanë intimiduar punonjës për votën dhe do i denoncoj të gjithë sepse kjo është e turpshme. Se sa do veprojë drejtësia është pjesë tjetër por denoncimi mbetet aty. Aktualisht kam hequr kostumin politik dhe jam te profili i qytetarit, pro si politikan kam të drejtë të denoncoj me fakte konkrete të abuzimit.
Se sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe ai është një helm i shtuar mbi helmin që u hap për fushatën. Sot po helmojnë Elbasanin, sepse aty nuk ka inceneratorë, por thjesht një djegie të mbetjeve që çlirojnë ata gazrat helmuese.



