Boçi: Revolucioni demokratik, reagimi i një shoqërie për të ndryshuar këtë kurs qeverisje

Boçi: Revolucioni demokratik, reagimi i një shoqërie për të ndryshuar këtë kurs qeverisje

Deputeti Luçiano Boçi në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet vetëm me votë. Duke komentuar për protestat e opozitës të cilat i kanë cilësuar si revolucion demokratik, Boçi tha se ato janë reagimi i një shoqërie për të ndryshuar këtë kurs qeverisje. Sipas tij, regjimet nuk rrëzohen nga rrotacioni politik, por duhet një lëvizje e thellë shoqërore.

Mendoj si Berisha se Rama nuk rrëzohet me vota. Kjo është analiza ime politike dhe nga analiza e parashtruar dhe këtu në këtë studio, rrëzimi nga pushteti i Ramës nuk reëalizohet dot vetëm me vota, por duhet një angazhim politik, social që Berisha e konsideron revolucion paqësor. Regjimet nuk rrëzohen nga rrotacioni politik, por duhet një lëvizje e thellë shoqërore.

Revolucioni demokratik është ndryshim thelbësor i një sistemi sepse sot ne jemi në një sistem korruptiv dhe kjo nuk bëhet vetëm me votë por duhet një reagim i thellë politik dhe shoqëror. Nëse qeverisja shkon kundër interesave kombëtare shoqërore etj duhet ndërruar sepse mekanizmi është vrarë, vota është korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy