
“Vora s’ka drita, kam bërë takime në Vorë me qiri ose me gjenerator”, tha kandidati i PS për deputet Fidel Ylli sot në “Arnautistan” në MCN TV teksa fliste për fushatën në zonat e Tiranës. Por menjëherë pas deklaratës së tij, drejtuesi i emisionit Mustafa Nano iu kthye politikanit duke i thënë se kjo penalizon qeverinë. Ylli vijoi se nuk kishte ardhur në emision për të mburrur qeverinë, por që Vora është lënë pas dore.
Pjesë nga biseda:
Ylli: Vora s’ka drita, kam bërë takime në Vorë me qiri ose me gjenerator.
Kjo penalizon qeverinë..
Ylli: Por edhe qeveria, ti mendon se kam ardhur të mburr qeverinë unë? Kam ardhur të tregoj se edhe PS që ka 8 vite në pushtet Vorën e ka lënë pas dore, për arsyen se ia la LSI-së si bastion.
Kjo s’është e drejtë.
Ylli: S’është e drejtë por erdhi e drejta në vend, ne kemi përgjegjësinë tani që ti japim dinjitet Vorës.



