Shehaj: Tenderat janë të paracaktuar, Thumanë-Kashar rast korrupsioni gjigant

Shehaj: Tenderat janë të paracaktuar, Thumanë-Kashar rast korrupsioni gjigant

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj deklaron se shteti shqiptar bën qindra tendera në vit, por se ai merret me ato që janë më të rëndësishme për nga vlera dhe i denoncon si të paracaktuar.

Këtu vidhet në çdo tender. Madhësia është e rëndësishme sa i madh është skandali.

Nuk është sekret që shqiptarët mendojnë se opozita ka një krizë besueshmërie. Se ose e ngrënë zërin sa për të thënë, ose ka seleksionime.

Drupal Ad

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se tenderat janë të paracaktuar dhe nuk ka garë.

Ka një pushtet absolut të Kryeministrit, bëni këtë rrugë dhe sa do marrim nga kjo rrugë. 1.3 miliardë eurot e koncesionit Thumanë-Kashar, Bashkim Ulaj po i ndan me Edi Ramën.

Ndërkohë rruga është bërë për të gjithë jo vetëm për ata që kanë.

Autostradat nuk janë për të pasurit!

Nuk mund të tallen me xhepin e qytetarëve, ai është një rast korrupsioni gjigant ku me mijëra qytetarë paguajnë një pagesë shumë më të lartë se po të ishte bërë rruga në mënyrë të ndershme nga një qeveri e ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy