Zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ regjistron nesër 13 parti

Zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ regjistron nesër 13 parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë neser mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohen projekt-aktet dhe regjistrimi i 13 subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në një njoftim për mediat KQZ bënë me dije se në mbledhjen e së mërkurës në rendin e ditës është përcaktuar që të miratohet sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, të datës 7 maj.  

Po ashtu, KQZ do shqyrtojë regjistrimin e disa partive politike si subjekt zgjedhor si: “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i partisë “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, “Aleanca Popullore për Drejtësi”, “Partia Demokracia Sociale”, partia “G99”, “Partia e të Drejtave të Mohuara”, “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, “Rruga e vërtet Shqiptare”, “Partia Socialiste e Vërtetë 91”,“Partia Shqiptare Atdheu”, partisë “Ardhmërija Shqiptare ”, partisë “Fryma e Re Demokratike”, “Partia Reformatore Demokratike” dhe “Partia Pajtimit Kombëtar”. 

Gjithashtu bëhet e ditur nga KQZ se do shqyrtojë caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017. Për lirimin dhe emërimin e dy anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së nr. 29, dhe të anëtarit të KZAZ-së nr. 37, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017 dhe për lirimin dhe emërimin e dy anëtareve dhe sekretarit të KZAZ-së nr.29, të anëtarit të KZAZ-së nr.37 Qarku Tiranë, për zgjedhje për Kuvend të datës 18 qershor 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy