Ministri Bushati në Bruksel: 2018, viti vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ministri Bushati në Bruksel: 2018, viti vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua në Bruksel me Zv. Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans si dhe Komisionerin Avramopulos.

Gjatë takimit me dy drejtuesit e lartë, Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyç dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë.

Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin evropianizues të vendit.

Ndërsa përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave.

Në takimin me Zv. Presidentin Timmermans, Ministri Bushati theksoi se reforma transformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Zv. Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit te integrimit.

Gjatë takimit me Komisionerin Avramopoulos, Ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor.

Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshëm.

Komisioneri Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy