Protesta kundër çmimeve, Rama: Më bukur, s'mund ta organizonte Kremlini

Protesta kundër çmimeve, Rama: Më bukur, s'mund ta organizonte Kremlini

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka folur sërish në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj çmimeve të larta, duke theksuar se një ngritje e tillë kundër qeverisë që nuk ka faj në një valë të tillë lufte është turp.

Rama ndër të tjera është shprehur se këto lloj protestat janë si ato shpresat e Putinit, që shpreson që BE dhe SHBA të dorëzohet para Rusisë.

Sipas kreut të qeverisë këto lloj protestash janë më bukur se mund ti organizonte Kremlini, të bësh punën e një armiku të demokracisë dhe të lirisë së njerëzve për të luftuar me qeverinë tënde në Shqipërinë e vogël.

Të thuash se ky është rasti që të bëjmë rrëmujë dhe të nxjerrim atë që nuk e nxorëm dot për kaq vite qëllimin tonë politik ndaj qeverisë ky është turp. Unë këtë turp do e përsëris sa herë të më jepet rasti. Të protestosh është dinjitet, por të protestosh sot për rritjen e çmimeve për një luftë që nuk e ka nisur vendi ynë dhe të thuash se fajin e ka qeveria për këto çmime është të bësh fiks atë që është shpresa kryesore e Vladimir Putinit në këtë luftë. Shpresa e tij është se do të dorëzohet më shpejt BE dhe SHBA nga opinioni publik. Më  mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot Kremlini këto protesta, të bësh punën e dikujt tjetër, në këtë rast të armikut të demokracisë, për të luftuar qeverinë tënde në Shqipërinë tonë të vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy