
Nga studio e ‘MCN Live’ analisti Ilir Kalemaj ka komentuar krizën në Partinë Demokratike për të cilën tha se ajo ndodhet më e ndarë se kurrë në tre grupe.
Teksa u shpreh se çështjet që kanë ndodhur në Shqipëri kanë qenë nga më të ndryshmet kanë qenë një mundësi për të rrëzuar dhjetëra qeveri, por ndarja e tyre ka dobësuar opozitarizmin.
PD është më e ndarë se kurrë të paktën në tre grupe. Të gjithë flasin për bashkim por po kontribuojnë për ndarjen e saj. Por sot që ne flasim PD duket e paaftë për të marrë kauza shoqërore ti ktheje në politike. Kemi pasur çështje nga më të ndryshmet që do kishin rrëzuar dhjetëra qeveri. PD para se të kritikoj reformën zgjedhore duhet të reagonte për shumë gjëra edhe për zgjedhjet e 25 prillit, për inceneratorët si afera më e madhe. Nuk pamë një koherencë të veprimit, kur vjen puna te një aksion opozitar Basha- Berisha duhet të ishin bashkë sepse nuk mund të kenë 3 qëndrime të ndryshme, kjo e dobëson opozitarizmin në Shqipëri.



