Meta: 29 vjet pas ikjes së anijes “Vlora”, është koha ta ndërtojmë Europën këtu

Meta: 29 vjet pas ikjes së anijes “Vlora”, është koha ta ndërtojmë Europën këtu

Presidenti Meta ka përkujtuar eksodin e 8 gushtit 1991 me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Meta thotë se 29 vjet pas nisjes së anijes “Vlora” drejt brigjeve italiane, emigrimi i shqiptarëve vijon.

Duke përmendur “një projekt shpopullues”, Meta thotë se është koha që shqiptarët ta ndërtojnë Europën këtu.

Mesazhi i Metës

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!

Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!

Koha për ta ndërtuar Europën këtu!

Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy