Dyrnjaja: Gropa e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me propagandë, do të mbesë gjithmonë në analet e drejtësisë

Dyrnjaja: Gropa e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me propagandë, do të mbesë gjithmonë në analet e drejtësisë

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e lajmeve të MCN Tv se gropa e inceneratorëve është aq e madhe sa është e vështirë që të mbulohet  me propagandë apo me mënyra të tjera momentale.

Sipas Dyrnjasë, çështja e inceneratorëve do të mbetet gjithmonë e hapur në analet e drejtësisë.

Nuk besoj që SPAK heziton dhe nuk dua të nxitoj që të dal në konkluzionet që Veliaj ka shpëtuar nga kjo historia e inceneratorëve. Këlliçi bën shumë mirë që e mban këtë kauzë ndezur, madje si kjo ka dhe kauza të tjera që mund të mbahen ndezur në një mënyrë ose në një tjetër. Duhen njerëz që duhet të kenë besueshmëri që të trajtojnë çështje të tjera. Nuk mund të dalin njerëz që mbajnë mbi supet e tyre probleme të karakterit të abuzimeve siç kanë qenë përpara në qeverisjen e tyre. Duhen njerëz që kanë integritet politik. Siç është zoti Këlliçi ose disa djem të tjerë të rinj. Që janë njerëz që artikulojnë, mbajnë debatin publik, kanë arsye, kanë argument dhe krijojnë edhe një lloj besimi në publik. Ata njerëz që nuk përfaqësojnë atë që duhet të përaqësojnë, nga pikëpamja e integritetit dhe besueshmërisë nuk përfaqësojnë dot kauza. Sot ka pasur një vizitë në SPAK të të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë. Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm në mbështetje të SPAK-ut.

Duke u ndalur te dosja e inceneratorëve, Dyrnjaja tha se ajo mbetet një gropë e hapur në analet e drejtësisë shqiptare.

Unë besoj që një çështje që ka brumë brenda nga pikëpamja ligjore në çdo rast mund të rihapet edhe në një moment tjetër. Gropa e inceneratorëve është aq e madhe saqë është e vështirë të mbulohet me propagandë. Ajo është një gropë që në analet e drejtësisë do të mbetet e hapur. Edhe nëse përpiqet sot një prokuror ta mbyllë me lopata dheu artificial, do të vijë dikush nesër që do ta hapë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy