
Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri pritet të marrë një tjetër drejtim, ku vëmendja kalon nga inceneratorët drejt riciklimit, me qëllimin e krijimit të një ekonomie qarkulluese përmes Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, e cila u krijua nga qeveria.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi këtë vendim të qeverisë, duke theksuar se ai është një mënyrë për të hequr përgjegjësinë për inceneratorët nga vetja.
Shqipëria është në një emergjencë mjedisore, me situatën alarmante në Landifilin e Sharrës, e cila është përshkruar si katastrofike. Kjo situatë mund të kthehet në një problem akoma më të madh për qytetarët në të ardhmen.
Ky vendim është thjesht një mënyrë për të hequr përgjegjësinë nga qeveria dhe për ta kaluar atë tek një agjenci tjetër.
Përkundër krijimit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, ka pasur konflikte dhe vonesa në administrimin e mbetjeve nga agjencitë përkatëse.
Në vitet e kaluara, edhe pse është krijuar një strukturë për menaxhimin e këtij procesi, nuk është marrë asnjë iniciativë konkrete për të realizuar kontrata për trajtimin e mbetjeve, duke e bërë këtë çështje të komplikuar dhe të bllokuar.
Ku vendim për ta hequr Këshilli i Ministrave një agjencie, për të bërë kokë turku Sulejmanin.
Jo vetëm qytetarëve do t’u kushtojë shumë, por është problematike sa i përket mjedisit.
Qeveria nuk mund të sillet me një sy qorr dhe vesh shurdh. Sikur nuk ka ndodhur asgjë.



