Kume: Janë shoqëruar njerëz që nuk kishin lidhje fare me protestën e opozitës (VIDEO)

Kume: Janë shoqëruar njerëz që nuk kishin lidhje fare me protestën e opozitës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se në protestën e opozitës të zhvilluar pasditen e së shtunës është përdorur shumë gaz lotsjellës.

 

Kume tha gazi ishte i skaduar, fakt që mund të sillte efekte të pakontrolluara tek qytetarët. 

 

Gaz lotsjellës të shtunën ishte me tepricë dhe i skaduar. Nga ato bombolat që u hodhën dhe u fotografuan dhe nga protestuesit u panë që kishin skaduar që në 2023. Çdo manual përdorimi të orienton që nuk duhet përdorur i skaduar se sjell efekte të pakontrolluara të tjera. 

 

Një qytetar ishte goditur nga policia me bombolën e gazit lotsjellës, kjo nuk është polici. 

 

Kume tha se janë shoqëruar dhe njerëz që s’kanë pasur lidhje fare me protestën. 

 

Janë shoqëruar njerëz që kanë hedhur molotov drejt Kryeministrisë, por dhe të tjerë që s’kanë pasur lidhje fare. Është shoqëruar një person që ishte në kafe dhe po ikte në Qytet Studenti, e kanë shoqëruar se e kanë ngatërruar.

 

Edhe i mituri, dukej që ishte nën moshë. 

 Më tej Kume tha se protesta e së shtunës ishte e mirë në pjesëmarrje, por shtoi se duhet dinamikë.

 

Duhet dinamikë. Ishte protestë kombëtare. E dhjetorit ishte me më shumë frymë dhe mllef. Mos shihni molotovët. Këto nuk i bëjnë qytetarët. 

 

Duke kaluar kohë, duke i dhënë mundësi mazhorancës me makineri kaq të madhe propagande, ti e zhbën dhe e dekurajon pak qytetarin. Duke mos ndodhur gjë, pas çdo proteste të dekurajon.

 

Ishte protestë e mirë në pjesëmarrje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy