Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve

Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë ende nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe pikërisht këtë fitore, Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy