Komisioni i Venecias refuzon kërkesën e Metës: Nuk mund të shprehemi para dhjetorit

Komisioni i Venecias refuzon kërkesën e Metës: Nuk mund të shprehemi para dhjetorit

Kërkesa e Ilir Metës ndaj Komisionit të Venecias që të japë një mendim të përshpejtuar në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor është refuzuar nga ky i fundit. Në letrën e drejtuar presidentit, Komisioni i Venecias argumenton se e ka të pamundur të shprehet para dhjetorit dhe duke qenë se zgjedhjet janë në prill do të duhej shtyerja e tyre.

 “I nderuar z. president,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”

Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. 

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. 

Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. 

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias“,-thuhet në letër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy