Berisha: Po përgatitemi për zgjedhje pa Ramën

Berisha: Po përgatitemi për zgjedhje pa Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pakënaqësia ndaj qeverisë “Rama” ka arritur kulmin dhe këtë e tregoi protesta e 16 dhe 21 shkurtet. Në një prononcim për mediat sot në mesditë, Berisha tha se PD-ja po përgatitet për zgjedhje pa kryeministrin Rama.

“Opozita të jeni të sigurt që po bën përgatitje të ethshme për zgjedhjet. Por zgjedhje me Ramën nuk do të ketë më, ju garantoj. Ka arritur tipping point, pika kur shumohen të gjitha pakënaqësitë dhe kulmojnë në revolucion. 16 dhe 21 shkurti dëshmuan se ka një cunam edhe më të fuqishëm se në vitin 1991. Atëherë vërtet kishte shumë të pakënaqur, por një pjesë tjetër e madhe ishte e indoktrinuar. Tani janë me qindra mijëra ata që e kanë votuar Ramën dhe ishin me ne në shesh”, tha ai.

Duke komentuar djegien e mandateve dhe reagimet kundër këtij vendimi të ndërkombëtarëve, Berisha tha se ky ishte një veprim i detyruar.

“Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk e mbështet një veprim të tillë, por unë duhet të siguroj të gjithë miqtë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm: mospranimin për të qenë fasadë e të keqes dhe daljen në sheshbetejë. Kam një ftesë, u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Tiranë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy