
Komediani Ezio Greggio dhe këngëtari Albano Carrisi janë mes votuesve të thirrur sot për të shprehur vullnetin e tyre në kutinë e votimit. Sipas një kërkimi në databazën e votuesve janë edhe dy emrat e njohur të televizionit italian.
Greggio dhe Carrisi janë të ftuar për të përmbushur detyrën e qytetarit duke hedhur votën në kuti. Prezantuesi televiziv dhe këngëtari e kompozitori me famë botërore janë italianë, por edhe qytetarë shqiptarë, në bazë të një dekreti presidencial të njohur nga institucionet vendore. I pari, Greggio, mori nënshtetësinë shqiptare në janar 2015, i dyti, Carrisi, në qershor të vitit 2016. Drejtuesi historik i "Striscia la Notizia" mund të votojë në Tiranë, në kryeqytet, në shkollën "Kongresi i Lushnjes"ndërsa Al Bano ka mundësinë të votojë në Vlorë, në shkollën e mesme "Ataturk".
“Nëse ata vendosin të votojnë - por sipas informacioneve ata as nuk e dinë që e kanë këtë të drejtë - Greggio dhe Al Bano do ta gjenin veten në një klimë të nxehtë politike. Qendra e djathtë, e cila akuzon qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe për manipulimin e zgjedhjeve të fundit politike, ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, duke bllokuar përdorimin e hapësirave publike ose sulmin e selive të komisioneve lokale të zgjedhjeve. Ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara, OSBE dhe ambasadat e vendeve më të rëndësishme evropiane (përfshirë Italinë) kanë bërë thirrje për "garantimin e procesit zgjedhor, sepse është e drejta e çdo qytetari që të votojë", shkruan “Corriere”.



