Negociatat me Greqinë, Meta: Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera

Negociatat me Greqinë, Meta: Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera

Pas publikimit të letrës drejtuar ministrit të Jashtëm, Bushati, në lidhje me negociatat me Greqinë, Presidenti Meta doli para mediave për të dhënë disa sqarime në lidhje me arsyet e mosdhënies së plotfuqisë për fillimin zyrtar të negociatave. Meta tha se janë disa pikat e kërkesës së Ministrisë së Jashtme, të cilat kanë nevojë për sqarim.  

"Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen. Institucioni i Presidenti nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme  lidhur me diskutimet që janë bërë me ministrinë e Jashtme të Greqisë. Ia kam bërë të qartë se bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj keqkuptimi dhe përgjegjësie të pamerituar të secilit. Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion.  Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera. Nuk mund të reagojë në fund nëse kjo marrëveshje nuk plotëson parakushtet dhe më pas të thotë nuk jep besimin para se të nënshkruhet marrëveshja, pasi mund të kontribuonte në thellimin e krizës”, tha Meta.

Meta tha se Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese kanë përcaktuar qartë rolin e Presidentit në këtë proces.

“Nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit ndaj kësaj çështjeje do të jetë i bazuar vetëm mbi Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar dhe interpretuar qartë për herë të parë rolin dhe kompetencën e Presidentit në lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe specifikisht të marrëveshjes mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje janë jo vetëm për Presidentin, por të gjithë institucionet shqiptare që përfshihen në këtë proces vija e kuqe e detyrueshme për zbatim”, tha ai.

Ndërsa i pyetur në lidhje me idenë e hedhur nga kryeministri Rama dy ditë më parë për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë, Meta nuk pranoi të jepte përgjigje.

Po ashtu, kreu i shtetit refuzoi të komentonte vendimin e SHBA-ve për t’i refuzuar vizën ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, me argumentin se hyn në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy