Në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, të gazetarit Ylli Rakipi, u analizua politika me uljet dhe ngritjet e saj përgjatë vitit që po lëmë pas.
Në këtë kontest gazetari Arian Çani, veçoi faktin se situata e ndarjes në PD e cila nisi me protestën e 9 janarit, do të mbetet më shumë në kujtesë për mënyrën se si u blinduan dyert në këtë parti dhe nuk u lejuan anëtarët të futen në të.
Unë mendoj që Berisha ka pasur strategji në atë që bëri me 8 janar, nuk e bëri rastësisht, sepse ajo që do të mbetet në memorien kolektive, nuk është më shumë tentativa e njerëzve te doktorit për të hyrë për të marrë selinë, pro është blindimi i selisë.
E gjithë memoria kolektive kur të flasim për këtë çështje , do të ngelin blindimi i dyerve. Doktori bëri që gjithë dynjaja të kishte një provë se ja se kush është Lulzim Basha, që blindon dyert, që nuk lejon njerëzit të hyjnë në parti.
Për mua kjo është simbolikë që do të mbetet në kujtesë.



