Komisioni Zgjedhor për kreun në PD, Jemin Gjana zgjidhet kryetar

Komisioni Zgjedhor për kreun në PD, Jemin Gjana zgjidhet kryetar

Jemin Gjana është propozuar nga kryesia e PD si kryetari i Komisionit Zgjedhor për kryetarin e partisë që do të mbahet me 13 qershor. Ndërkohë anëtarë do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri janë propozuar për të qenë ndihmës/anëtarë në këtë Komision. Më herët Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i propozoi Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, sipas parimit “një anëtar një votë”.

Bardhi ka deklaruar se procesi hapet në 16 maj dhe vijon deri në 22 maj, ndërsa në datën 23 maj paraqiten kandidaturat. Fushata për lidershipin e selisë blu zgjat deri në 11 qershor, ndërsa në 13 qershor anëtarët demokratë u drejtohen kutive për zgjedhjen e kreut të partisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy