Hoxha: Çështja Beleri është shfrytëzuar politikisht nga Greqia, kjo i shërben Ramës që po na del patriot

Hoxha: Çështja Beleri është shfrytëzuar politikisht nga Greqia, kjo i shërben Ramës që po na del patriot

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për Fredi Belerin dhe veton që Greqia po vendos ndaj nisjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, tha se kjo çështje është shfrytëzuar politikisht nga Greqia.

Pas kësaj, kjo i ka shërbyer Ramës për të dal patriot.

Gjithë problemi është se kjo është shfrytëzuar politikisht nga Greqia, dhe kjo i shërbeu Ramës, që po na del edhe patriot.

Kjo është çështje e shfrytëzuar politikisht nga Greqia dhe është çështje që i shërben edhe Ramës. Kryeministri Mitsotakis, ka patur vizitë në Londër dhe kryeministri britanik e ka anulluar. Britania ka qenë vendi kryesor që ka mbështetur për themelimin e Republikës greke.

Tani Mitsotakisi, shkon dhe i kërkon statujat. Për këtë, ai ia anulloi. Por, Britania është Britania. Ky kryeministri grek, e bën ashiqare fare. Kur e bën me Britaninë, imagjino sa të thjeshtë e ka ky me Shqipërinë.

Jam dakord me këtë që thotë Bushati, që të marrë mandatin dhe nuk e mohon dot të drejtën, për sa kohë ka vendim nga apeli. Por, nëse ky vullnet i qytetarëve të Himarës do të ishte i drejtë dhe jo i deformuar. Ai është i deformuar. 

Do merret vendimi të hënën, jam i bindur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy