Situata në PD/ Dyrnjaja: Po të mos e bënte protestën e 8 janarit, Berisha do të merrte fund

Situata në PD/ Dyrnjaja: Po të mos e bënte protestën e 8 janarit, Berisha do të merrte fund

Duke analizuar protestën e 8 janarit, pas së cilës pati zhvillime dhe ndryshime rrënjësore në historinë dhjetëra vjeçare të PD-së, gazetari Denis Dyrnjaja në “Të paekspozuarit”, në MCN tv, theksoi se pasi Sali Berisha e mori dhe e fuqizoi Lulzim Bashës, ai në të kundërtën përdori të gjitha mekanizmat për t’ia marrë partinë.

Sipas tij, protesta e 8 janarit, ishte një lloj shpëtimi për Berishën, i cili nëse nuk do ta bënte atë, do të dilte i mbaruar.

Edhe Basha edhe Berisha kanë dal të dy të humbur nga kjo histori dhe më të humbur kanë dalë demokratët.

Dhe humbjen ne finale me llogari i shkon si kosto Sali Berishës, e mori Bashën e fuqizoi, i la partinë, i përdori të gjithë instrumentet për t’ia marrë partinë me të gjitha mundësitë, dhe e transformoj PD dhe e bëri hibride, dhe Berishës iu desh shumë që ta rikthente në gjendjen e mëparshme dhe iu desh patjetër ajo ndërhyrja që bëri me 8 janar, se përndryshe s’kishte se si, sepse Basha është si fabula e gramit, gramit i ngjitet grurit, dhe ja thith të gjithë ushqimin derisa e than, dhe në një moment rritet grami aq shumë sa gruri ka ngordhur.

Dhe Luli Basha iu fut Berishës si grami, e thithi e thithi dhe po të mos e bënte 8 janarin ai, ishte i marrë fund Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy