
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, mblidhet sot për të diskutuar dhe votuar për votëbesimin e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.
Interpelanca është dorëzuar nga partitë opozitare, së bashku me Lëvizjen Besa.
Edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi, një gjë e tillë do të mësohet në mesnatë kur edhe duhet të deklarohen deputetët përmes votimit, nëse janë pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, apo janë kundër.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe ata të partive opozitare shqiptare, kanë thënë se votëbesimi do të mbështetet më shumë se 61 deputetë.
Dje partia “Alternativa” konfirmoi se do të votojnë “pro” rrëzimit të Qeverisë, pasi fillimisht deputeti i tyre Skënder Rexhepi, tha se nuk do të votojë, me arsyetimin se nuk dëshiron të jetë në një listë me partinë “E Majta”.
Seanca nis prej orës 11.



