Bllokim rrugësh dhe protestë në Bruksel/ Zbardhet axhenda e opozitës (VIDEO)

Bllokim rrugësh dhe protestë në Bruksel/ Zbardhet axhenda e opozitës (VIDEO)

Afro një javë nga protesta e 7 tetorit e cilësuar nga opozita si nisja e mosbindjes civile, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Ivi Kaso zbulon për MCN se aksioni i radhës është protesta jashtë Shqipërisë dhe bllokimi i rrugëve nacionale.

Sipas burimeve, nga data 22 deri më datë 24 tetor një grup prej rreth 40 deputetësh demokrat do të protestojnë në Parlamentin Evropian ku do të mbështeten edhe nga diaspora.

Aksioni i Partisë Demokratike për mosbindjen civile duket se ka shqetësuar më shumë ish-aleatin e saj Dashamir Shehi i cili kërkon që aktiviteti në parlament të vijoi normalisht.

Madje ai ngre dyshime se protestat e PD-së nuk janë kundër Ramës por për të zënë hapësirën opozitare dhe për të mos lejuar partitë e Reja.

Sipas Shehit, pas zgjedhjeve mund të ketë bashkim votash nëse do të plotësohen numrat për të krijuar qeverinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy