Përplasja Rama-Meta/ Kryemadhi: Kryeministri është në panik, po bën ftesë për pazar që të shpëtojë kokën e tij

Përplasja Rama-Meta/ Kryemadhi: Kryeministri është në panik, po bën ftesë për pazar që të shpëtojë kokën e tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i konsideron ndryshimet në Kodin Zgjedhor, taktika elektorale të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh e bindur se fuqia e opozitës do t’i kalojë përmasat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor janë vetëm taktikë elektorale e Edi Ramës. Vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror te hallexhiu por nuk shtojnë votat te kutia. Nga ana tjetër për sa i përket strategjisë së opozitës, jemi në pritje çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Nga konferencat të Presidentit, do t’i jepet edhe një shans maxhorancës të mos dalë mbi palët. Fuqia e opozitës do të kalojë përmasat dhe to të jetë plebishitare. PD është në përfundim të kandidimit për deputetët në qarqe, kështu që jemi drejt hapjes së partisë. Çdo ditë i shtohen LSI-së intelektualë, burra dhe gra, por edhe të rinj dhe të reja”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ka komentuar përplasjen mes Edi Ramës dhe Presidentit Ilir Meta, si një ftesë që po bën kryeministri, për të krijuar pazare dhe për të ‘shpëtuar’ kokën e tij. Në një konferencë me gazetarët, Kryemadhi tha se Rama është në panik dhe e ka zënë frika, por që do ta shikojë përballjen më 25 prill.

“Dua të them që debati mes Presidentit dhe kryeministrit në ikje, për aq sa i njoh të dy persona mund të them që në PS angazhimi i Ramës aq me devotshmëri kundër Metës tregon frikë dhe panik. Përballja që do të ketë në 25 prill është e pashmangshme. Reagimet e zotit Rama tagente, duke bërë skip probleme të tjera janë shumë të rëndë sesa këto që në flasim. Këto kanë ndodhur sepse nuk funksionon reforma në drejtësi. Sulmet që Rama i bën Metës i shoh si një ftesë për të hyrë dhe bërë pazar për të shpëtuar kokën e tij, por këtu duhen shpëtuar shqiptarët,”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje tërthorrazi Presidentit Ilir Meta që të mos e shpërndajë Parlamentin. Në një konferencë me Kryemadhin, e pyetur në lidhje me thirrjen e Fatmir Mediut, Kryemadhi tha se shpërndarja e Parlamentit nuk është rruga e duhur për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Nuk është kjo rruga e duhur. Unë jam kundër shpërndarjes së parlamentit. Nuk do t’ia kërkoja kurrë këtë gjë Presidentit,”- tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy