
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka zhvilluar sot një takim dy orësh me kryetaren në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Në përfundim të takimit, Borchardt ka zgjedhur të mos japë për gazetarët asnjë detaj mbi tematikat e bisedës së zhvilluar. I pyetur nëse zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë qenë pjesë e tryezës së diskutimit, kryediplomati i OSBE-së u shpreh shkurtimisht “natyrisht qe po”.
Në këtë takim, mësohet të jenë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me zgjedhjet e fundit vendore.
Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.



