
Pasi i dha shtëtësinë shqiptare presidenti Ilir Meta ka marrë edhe falenderimet e para nga homologu i tij grek, Prokopis Pavlopulos.
Presidenti helen ka zhvilluar një bisede telefonike me presidentin shqiptar Ilir Meta, gjatë të cilës i ka shprehur falënderimet për vendimin e marrë dy ditë me parë, mes të cilit kryepeshkopit Janullatos i dha shtetësinë shqiptare.
Gjatë një bisede telefonike të martën, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopios Pavlopulos theksoi se “kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të konsiderueshme të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.”
Meta pati dje një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias. Kotzias i tha presidentit Meta se vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe përmirëson në mënyrë thelbësore marrëdhëniet mes dy vendeve tona.



