Alibeaj pas takimit me Sarrazin: PD e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit

Alibeaj pas takimit me Sarrazin: PD e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit

Kreu i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj takoi sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

I Ngarkuari i Posaçëm i Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, sipas Alibeajt, u informua për qëndrimet e grupit parlamentar të PD-së në këtë proces.

"Vendosmëria dhe mbështetja e PD-së për të shtyrë përpara këtë proces në interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së përpjekjeve nga qeveria", shkruan Alibeaj.

Sipas tij, shpërhapja sistemike e korrupsionit financiar qeveritar i kulmuar në skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës në zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale, referuar Patronazhistëve, shpronësimi dhe dhunimi i banesave të qytetarëve pa asnjë shperblim, madje duke dhunuar liritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistemi drejtësie.

Ky i fundit, shton Alibeaj, godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë “të regjimit autokratik”.

Duke përmendur projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencinë që ka ngritur qeveria “për të eleminuar shtypin e lirë”, nënkryetari sjell në vëmendje nevojën urgjente, sipas tij, që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Evropën e vlerave dhe standardeve të demokracisë.

Postimi i Enkelejd Alibeaj

Pata kënaqësinë të prisja në takm të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë e falenderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces ne interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së pëtpjekjeve nga qeveria.

Shpërhapja sistemike e korrupsionti financiar qeveritar i kulmuar ne skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës ne zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale (patronazhistët), shpronësimi dhe dhunimi i banesave tëi qytetarëve pa asnjë shperblim, madje duke dhunuar lliritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor,, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistem drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë të regjimit autokratik.

Projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencia e propagandës që ka ngritur qeveria për të eleminuar shtypin e lirë, apo edhe shkeljet flagrante të marrëveshjes së asociim-stabilizimit me rastin e “aeroportit të Vlorës”, tregojnë nevojën urgjente që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Europën e vlerave dhe standardeve të demokracisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy