OSBE mbështet zgjatjen e Vettingut: Nuk ka kthim pas në Reformën në Drejtësi

OSBE mbështet zgjatjen e Vettingut: Nuk ka kthim pas në Reformën në Drejtësi

Prezenca e OSBE në Tiranë mbështet zgjatjen e mandatit të Vettingut në Shqipëri.

Ambasadori Vincenzo del Monaco është shprehur se ka pasur progres i jashtëzakonshëm i Reformës në Drejtësi, prandaj ka deklaruar se mbështet zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në Reformën në Drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në Reformën në Drejtësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy