Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte për vizitë në fshatin Progonat ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët, të cilët për disa ditë patën vështirësi për shkak të motit të keq. I pranishëm në shpërndarjen e ndihmave, ai garantoi qytetarët se nuk do të braktiseshin nga shteti.



