Rama mbledh socialistët: Me opozitën betejë politike me qasje të re

Rama mbledh socialistët: Me opozitën betejë politike me qasje të re

Partia Socialiste synon fitoren e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare të vitit 2025. Në takimin me deputetët e zgjedhur dhe ata që nuk do të jenë më pjesë e Parlamentit të ri, kryeministri Rama tha se socialistët i pret një mandat i vështirë qeverisës, pasi duhet të justifikojë besimin e votuesve dhe njëkohësisht të rrisë partinë.

“Nis puna për dy fitoret e radhës, zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 2025-s. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri në aspektin e rritjes së PS si forcë qeverisëse katër vjet nga sot. Nëse në mandatin e parë nxorëm Shqipërinë nga gropa, tani duhet të vijojmë ta ngjisim lart. Kemi marrë notë kaluese përderisa morëm votëbesimin e popullit. Por sa më mirë mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë tonë si deputetë?”, tha Rama.

Parlamenti i ri

PD vjen në Parlament me një dhëmballë të prishur. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme. Ne nuk e kemi pasur as duhet ta kemi luftën me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do të vlerësohemi për çfarë i thamë e çfarë i bëmë PD, por për sa më lart do të ngjisim Shqipërinë. Luftën tonë ne e kemi me problemet e vendit dhe me hallet e shqiptarëve. Me opozitën kemi vetëm betejë politike. Do të bëjmë me një qasje të re.  

Vijë të kuqe për korrupsionin 

Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne se kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet nga drejtësia si përfitues i të mirave publike faji është i tij por turpi është i të gjithëve ne nëse nuk e vendosim qartë vijën e kuqe. Kjo skuadër nuk do jetë kurrë mburoja e askujt që cenon qëllimet e PS. Kjo parti nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel në flamurin e saj të vlerave dhe parimeve por mban përgjegjësi sa drejtë reagon duke u distancuar nga akti i tij dhe ai vetë kur hyn drejtësia.

Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj

Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata.

Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur” që është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi dhe ndërveprojmë aq më shumë do të forcohemi në funksion të perspektivës europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy