Elezi: Berisha duhet të garojë për kreun e PD, gara nxjerr politikan me bosht

Elezi: Berisha duhet të garojë për kreun e PD, gara nxjerr politikan me bosht

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka folur lidhur me garën për kryetar të PD, për të cilën u shpreh se nëse Berisha i fiton zgjedhjet atëherë e meriton të jetë dhe kryeministër.

Ai shtoi se ndërtohet gara me primare kjo është rruga e vetme drejt progresit, pasi sic ai theksoi vetëm gara nxjerr politikan me bosht, me shtyllë kurrizore.

Berisha po i fitoi zgjedhjet e meriton të jetë kryeministër. Nuk vlen individi më shumë se rregulli. Ata që mendojnë se mund ti ndalojnë garën Berishës mendoj se ata nuk njohin demokracinë. Në qoftë se do hapet gara dhe do ndërtohet gara me primare është rruga e vetme drejt progresit. Po të kishim pasur garë para 30 vitesh do ishim shumë më parë. Nëse Berisha futet në garë verifikohet mjedisi nëse ka njerëz që mund ta konkurrojnë, emrat që pretendojnë se janë më të fortë le të dalin dhe ta mundin. Gara nxjerr politikan me bosht me shtyllë kurrizore.

Gara duhet të nxjerr më të fortin dhe nëse Berisha del më i forti ai duhet të vazhdojë. Nëse hiqet Berisha do bëhet një goditje më e madhe në PD sepse do hynim në një vorbull tjetër sepse do na vendosej një tjetër kukull siç ndodhi dikur me Bashën. Ata që thonë hiqni atë se do bëhemi ne ata janë persona pa këllqe. Berisha duhet të garojë dhe ti mësojë kundërshtarët e vet se duhet të dinë ta mundin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy