Harta Gjyqësore, Dhoma e Avokatisë paralajmëron protestë para godinës së KLGJ-së

Harta Gjyqësore, Dhoma e Avokatisë paralajmëron protestë para godinës së KLGJ-së

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar sot se më 14 korrik do të organizojë një protestë përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Protesta është paralajmëruar për në orën 11.00 dhe të gjithë avokatët janë ftuar që të jenë të pranishëm.

Kujtojmë se më herët gjatë korrikut, Dhoma e Avokatisë njoftoi për vendosjen e bojkotit të përgjithshëm pa afat të seancave, ndërsa për masat e sigurimit u vendos bojkot 10 ditor.

Mesditën e së enjtes së kaluar në një mbledhje që zgjati rreth dy orë, sërish pati debate të forta mes avokatëve pasi një pjesë e tyre kërkonin ndërprerjen e bojkotit dhe nisjen e proceseve gjyqësore.

Shkak për protestën është bërë harte e re gjyqësore që KLGJ i ka propozuar për miratim Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave për shkrirjen e 18 gjykatave në vend.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy