Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka në rend dite diskutimet në lidhje me problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me qytetarët në zonat e tyre elektorale për “Javën e Gjelbër”.
Gazetari Andon Kello në një lidhje direkt me studion e lajmeve në MCN shprehet se afera 5D dhe zhurma e ka shkaktuar nga dokumentari në RAI 3 në lidhje me Shqipërinë dhe marrëveshjen për emigrantët janë pikat më të nxehta që janë diskutuar në seancë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe afera 5D në bashkinë e Tiranës ka qenë pika më e nxehtë e debateve në seancën e sotme plenare në Kuvend ku opozita ka paralajmëruar dy protesta njëra prej tyre e parashikuar të mbahet nesër.
Një tjetër çështje ishte dhe një interpelancë e kërkuar nga Gazmend Bardhi me kryeministrin Rama, ku ky i fundit për të disatën herë radhazi nuk ka qenë i pranishëm edhe sot.
Debatet u përqendruan më pas mes Bardhit dhe Spiropalit ku në qendër ishte dokumentari i emisionit ‘Report’ në Rai3.
Spiropali përmes një fjalimi ironik tha se Rama nuk është duke u përpjekur të blejë mediat italiane, por do të pritet që e vërteta të zbardhet në fund, teksa e ka cilësuar një sulm të turpshëm dokumentarin.



