Zgjedhjet në PD, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj nuk ka vlerë, është farsë

Zgjedhjet në PD, Kokalari thirrje për bojkot: Vota juaj nuk ka vlerë, është farsë

Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor në Partinë Demokratike, duke bërë thirrje publike për bojkot të tij. 

 

Sipas saj, procesi nuk përfaqëson një garë të vërtetë dhe shërben vetëm për “sy e faqe”, ndërsa akuzon drejtues të partisë për kontroll të listave dhe mungesë meritokracie.

 

Në reagimin e saj, Kokalari pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja Albana Vokshi kanë ndikuar në mënyrën se si është menaxhuar procesi zgjedhor brenda partisë, duke e cilësuar atë si të paracaktuar.

 

Sipas saj, çdo proces i fundit brenda partisë është manipuluar dhe nuk ka reflektuar vullnet të lirë të anëtarësisë. 

 

Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot. Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI. Këto zgjedhje janë pa vlerë dhe të manipuluara, ku vota juaj nuk ka kuptim real. 

 

Prej 2021 kam kërkuar ndryshim në PD, hapje dhe meritokraci, por garat janë kontrolluar dhe vjedhur. Mos i jepni legjitimitet kësaj farse, qëndroni larg mashtrimit dhe bojkotoni procesin.

 

Ajo deklaron gjithashtu se beteja e saj ligjore dhe politike do të vazhdojë, duke e lidhur reagimin e saj me përplasjet e brendshme në PD dhe debatin për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy