Mitro: Greqia do t'i japë fund çështjes së kufirit detar, Rama po e menaxhon me qetësi dhe pa nxitim

Mitro: Greqia do t'i japë fund çështjes së kufirit detar, Rama po e menaxhon me qetësi dhe pa nxitim

Kryeredaktori i MCN Leonard Mitro në studion e MCN Live ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis në Tiranë për të cilën u shpreh se pritej me mjaft interes.

Ai tha se sa i përket marrëveshjes për kufijtë detarë, Greqia ka shprehur interesin për ta përmbyllur sa më parë këtë çështje, ndërsa qeveria dhe vetë Rama po e menaxhon me qetësi duke marrë kohë për ta shtyrë disi.

Pritej me shumë interes vizita e Mitsotakis, e para s eështë një vizitë që vjen thuajse 12 vite pas nga vizita e fundit dhe po ashtu ai viziton Shqipërinë 31 vite pas vizitës së të atit në jug të Shqipërisë. Pritej me interes për marrëdhëniet politike mes dy vendeve por dhe raportet që Athina zyrtare ka me minoritetin grek në Shqipëri. Çështja e kufirit detar është që të dyja palët kanë dhënë miratim për zgjidhje në Hagë. Ka pasur zhvillime të vazhdueshme me perspektivën që kjo çështje do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Ajo që bie në sy dhe që është përmendur si nga faktori politik atje dhe analistë është që çështja ka avancuar, Tirana nuk nguron të zgjidhet në Hagë, por në nivel teknik çështja ka ngel në vend numëro dhe sot ai tha se kjo çështje duhet të avancojë dhe në nivel teknik që të përshpejtohet vendimi i gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo e vë Tiranën në një presion që ka kohë ende të shqyrtohet

Kam përshtypjen se Rama po merr kohë për ta shtyrë disi zgjidhjen e kësaj çështje për të pasur dhe një dritare të hapur që Shqipëria dhe ai vetë delimitimi i këtyre zonave do marrë ende kohë, do na duhen vite, e kanë luksin për të mos u nxituar sepse koha kur Shqipëria do kërkojnë votën e Athinës për në BE nuk është dhe aq e afërt, kështu që qeveria shqiptare po e menaxhon me qetësi dhe pa nxitim këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy