Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave. Sipas axhendës, takimi nis në orën 09:30.

 

Fjalën hapëse do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili pritet të paraqesë një bilanc të drejtimit të institucionit, të ndalet te procesi i digjitalizimit të Kuvendit, si edhe te perspektiva për godinën e re parlamentare.

 

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të prezantojë bilancin e punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, me fokus angazhimin e deputetëve në komisionet parlamentare dhe pjesëmarrjen në seancat plenare.

 

Një ditë më parë, kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke përgatitur fjalimin që pritet të mbajë në mbledhje. Në sfond dëgjoheshin thirrjet e protestuesve "Rama, jepe dorëheqjen", për të cilat kreu i qeverisë u shpreh me ironi se e "ekzaltojnë".

 

Në të njëjtën video, Rama deklaroi se mbledhja do të nisë në orën 09:30 dhe paralajmëroi se do të ndajë reflektimet e tij mbi situatën politike, duke përdorur shprehjen "pasqyra e bulevardit të flamingove", një referencë që ai e ka përdorur edhe më herët në komunikimet e tij publike.

 

Axhenda:


Hapja e mbledhjes ora 09:30
Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit
Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar
Kryeministri Rama - fjalën përmbyllëse

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy