Berisha: Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit të Kroacisë, vjedhje nga Lubi Balluku dhe Rama

Berisha: Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit të Kroacisë, vjedhje nga Lubi Balluku dhe Rama

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi sot se punët publike në Shqipëri ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet në Kroaci, duke e cilësuar si të tmerrshëm mekanizmin e vjedhjes së shqiptarëve me punë publike.

Ai akuzoi se shkak për këtë çmim janë vjedhjet që bëhen nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe Kryeministri Edi Rama.

Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. 90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën.

Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës.

Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera. Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama?

A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Të rikthehemi pak, ja pra pse ky është buxheti i vjedhjeve të mëdha, i ndëshkimit me vepra publike të qytetarëve shqiptarë.

I shndërrimit të këtyre veprave nga të dobishme, të leverdishme, në të paleverdishme, në disfatë, në dështim për qytetarin.

Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro. Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka.

Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy