Gazetari Sokol Bregu për propozimin e Joni Ketës nga SPAK për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa emërimi pritet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, thotë se ishte emër i pritshëm.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV ai deklaroi se Keta nuk ishte i preferuari i Dumanit, i cili donte Elton Kërlukun.
Nuk dihet nëse është zgjedhja e Joni Ketës është lajmi që pritej, apo rënia e ndikimit të Altin Dumanit. Pritëm gjashtë muaj për të pasur këtë emër, edhe pse ishte i preferuari që në fillim.
Pa e paragjykuar, mbase mund ta bëjë detyrën më mirë se shumë të tjerë atje. Lajm i vërtetë ishte se i parapëlqyeri i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani nuk u zgjodh në këtë detyrë.
Ka pasur përplasje shumë të mëdha se kush do të ishte njeriu që do të drejtonte BKH, Joni Keta apo Elton Kërluku.
Byroja Kombëtare e Hetimit thjesht mbledh provat në hetim, por nuk është ajo përcaktuerse, përcaktuese për një dosje është prokurori. Nuk ka atë thelbin e madh që kush e drejton BKH mund të ketë diçka në dorë.
Mund të dëmtojë në ndonjë rast ndonjë dosje të caktuar. Joni Keta vjen nga një histori e gjatë në strukturat e drejtësisë. më bën përshtypje lidhja e tij politike.
A është kjo një goditje për kreun e SPAK Altin Dumani apo parapëlqim i dy prokurorëve të tjerë ndryshe? Këtë nuk di ta them.



