Begaj pret zv.kryetarin e Asamblesë së Indonezisë: Të nxisim shkëmbimet politike dhe ekonomike

Begaj pret zv.kryetarin e Asamblesë së Indonezisë: Të nxisim shkëmbimet politike dhe ekonomike

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim zëvendëskryetarin e Asamblesë Konsultative të Republikës së Indonezisë, Muhammad Hidayat Nur Wahid.

Begaj përshëndeti kontributin që Indonezia po jep në arenën ndërkombëtare si mbajtëse për herë të parë, gjatë këtij viti, të Presidencës së G20 dhe vlerësoi rolin në hartimin e axhendës së këtij forumi për përballimin e efekteve të pandemisë së Covid-19, si dhe të pasojave ekonomike e të sigurisë ushqimore në nivel global, pas agresionit rus në Ukrainë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti i Republikës evidentoi dëshirën dhe vullnetin e institucioneve shqiptare për nxitjen e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, si dhe nënvizoi rolin e rëndësishëm që parlamentet e të dy vendeve, pavarësisht distancës së madhe gjeografike, mund të luajnë për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve politike, ekonomike, tregtare e kulturore.

Presidenti vlerësoi bashkëpunimin dhe koordinimin e mirë në kuadër të OKB-së dhe duke kërkuar mbështetjen e Asamblesë Konsultative për rishikimin e qëndrimit të Indonezisë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, nënvizoi se në këtë mënyrë do t’i bëhej një shërbim i madh konsolidimit të paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy