BDI dorëhiqet me kushte nga qeveria e MV, i hap rrugë votimit të ndryshimeve kushtetuese

BDI dorëhiqet me kushte nga qeveria e MV, i hap rrugë votimit të ndryshimeve kushtetuese

Një kërkesë nga VMRO-DPMNE, partia opozitare në Maqedoni, bëri që BDI-ja të shprehë gatishmërinë për të dhënë dorëheqje nga qeveria në mënyrë që t’i hapet rruga ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Artan Grubi, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri i dorëzuan dorëheqjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij dorëheqjet do të konfirmohen në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese. “Duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh, duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do to të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria. Ne ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar! Dorëheqjet, z. Kryeministër, efektuohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së. Ahmeti shtoi se zgjedhjet janë në pranverë dhe se ata shumë shpejt do të kthehen. Madje deklaroi se do të arrijnë të marrin 30 deputetë. Zv. kryeministri, Artan Grubi deklaron se vendimi për dorëheqje të ministrave nga radhët e BDI-së janë në funksion të integrimeve të Maqedonisë së Veriut në BE. Grubi deklaroi se me vendimin për deponim të dorëheqjeve nga ana e ministrave, BDI ia hapi rrugën opozitës maqedonase të votojë “për” ndryshimet kushtetuese. Grubi tha se me vendimin të cilin dje e kumtoi lideri partiak, Ali Ahmeti, BDI heqë dorë edhe nga premtimi i dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, dhe atë e bën “për të mirën e qytetarëve dhe në dobi të integrimit në BE”. Me dorëheqjen e ministrave shqiptarë, atëherë pamundësohet edhe zgjedhja për herë të parë e një kryeministri shqiptar në Maqedoni ashtu siç ishte me marrëveshjen e BDI-së me LSDM-në. Parlamenti i vendit pritet të fillojë seancën plenare më 18 gusht për ndryshimet e paralajmëruara. Maqedonia e Veriut ka një afat deri në nëntor që të miratojë ndryshimet kushtetuese, përkatësisht të përfshijë pakicën bullgare në kushtetutë, në mënyrë që të vazhdojë fazën e dytë të bisedimeve me Bashkimin Evropian për integrim në këtë Bllok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy