Zgjedhje e kreut të SPAK dhe reagimet e politikës/ Daci: Lajm i mirë nëse kanë mbetur të pakënaqur. Dumani garanton se nuk mund të përdoret

Zgjedhje e kreut të SPAK dhe reagimet e politikës/ Daci: Lajm i mirë nëse kanë mbetur të pakënaqur. Dumani garanton se nuk mund të përdoret

Avokati Jordan Daci komentoi në emisionin “Arnuatistan” në MCN TV zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Sipas Dacit Ambasada e SHBA ishte më shumë e interesuar për procesin se sa për njërin prej tre kandidatëve.

Daci thotë se është një lajm i mirë nëse palët politike në Shqipëri kanë mbetur të pakënaqura nga zgjedhja e Dumanit.

Ka pasur një keqkuptim dhe keqinterpretim. Z. Kondili u përfol pa të drejtë dhe u baltos. Të gjithë i thanë ky është ai që do Rama, këto mos ta zgjedhim! Nuk mendoj se çështja ka qenë në këtë formë. Për ambasadën Amerikane të tre kanë qenë kandidat të mundshëm. Unë them ka qenë zgjedhje ideale ajo që është bërë sot por s’ka lidhje... Unë mendoj që ajo çka amerikanët kanë pasur shqetësim, ka qenë dëshira që në këtë proces të mos përfshihet asnjë ndikim politik. A ka pasur ndikim politik për një emër? Në Shqipëri është vështirë të besosh që s’ka ndikim politik, por edhe mund të mos ketë pasur. Nëse ambasada amerikane reagoi ashtu, besoj katërçipërisht që ata ky pasur një tentativë për të hyrë. A ka qenë pro X apo Y kjo është abuzive. Unë besoj se aty ka pasur një tentativë për të hyrë. Ata donin më shumë standardin se sa individin. Fakti që i ka lënë të pakënaqura të gjitha palët është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë shpresoj që t’i bëjë edhe të mos i zërë gjumi. Inshallah u del në ëndërr disa njerëzve. Unë i njoh të tre. Mendoj që është ndër të paktët prokuror që e kam lexuar me kënaqësi mbrojtjen që i bën akuzën. Gjëja më e mirë që na garanton është se nuk mund të përdoret për t’i rënë X apo Y”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy