
Hetimet e SPAK për kompaninë “5D” në pronësi të drejtorëve të Erjon Veliajt kanë marrë një kthesë tjetër pas vendimit të Apelit të Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas gjykatësit, mënyra se si kanë vepruar këta i ka të gjitha karakteristikat e një “grupi të strukturuar kriminal”.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një komunikim për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN, ka ripersëritur akuzat në drejtim të prokurorëve të SPAK, që sipas tij vijojnë amnistinë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe për grupin e strukturuar kriminal të drejtorëve bashkiak të dosjes 5D.
Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një vendim shumë të qartë të sajin, e ka konsideruar kompaninë 5D Konstruksion dhe drejtorët e Erion Veliajt, si një Grup të Strukturuar Kriminal. Këta drejtorë, vetëm me kompaninë 5D, kanë vjedhur të paktën 30 milionë euro tendera publikë, përmes 45 procedurave tenderuese, në harkun kohor të 7 viteve.
Këtu vetëm SPAK nuk arrin të shoh se Veliaj i ka të dyja duart brenda edhe te afera e inceneratorit, edhe te afera 5D edhe te xhepat e qytetarëve. Thënë këtë, unë gjykoj se SPAK po mundohet ta amnistojë Veliaj, dhe ti amnistoje drejtorët hajdut në bashkinë Tiranë, duke mos i ngritur akuzë më “grupin e strukturuar kriminal’, që rëndon pozitën e tyre penale.



