Gjykata e Posaçme ka shtyrë procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
U vendos gjithashtu pezullimi i afateve të paraburgimit si dhe u rrëzuan të pesta kërkesat e avokatit Plarent Ndreca, përfshirë atë të gjykimit të kryebashkiakut jashtë kafazit të qelqtë.



