
Partia Demokratike zyrtare e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, denoncon atë që e quan skandal gjatë procesit të votimit në bashkinë Finiq.
Gjithçka duke publikuar fotografi ku thuhet se në një nga Qendrat e Votimit, në derën e saj është vendosur fleta e votimit me shenjë ku është votuar për Partinë Socialiste.
Një tjetër skandal është evidentuar gjatë procesit të votimit në bashkinë Finiq.
Siç duket dhe në foton e denoncuar nga PD, në një nga Qendrat e Votimit në Finiq është vendosur fleta e votimit me votim të PS në derën e Qendrës së Votimit.



