Arrestimi i Belerit, Unioni i Himariotëve protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Arrestimi i Belerit, Unioni i Himariotëve protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Unioni i Himariotëve “Himara” bën thirrje për një protestë para ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 të pasdites së sotme, raportojnë mediat greke.

Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligjor vendosi të vijojë burgosjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasit Pantelis Kokoveshi.

Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjitha presionet e mundshme që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Ftojmë të gjithë banorët himariotë që jetojnë në Athinë, çdo vorio-epirot por edhe çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të na bashkohen në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare në Athinë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, i akuzuar për shit-blerje votash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy